Monika Kryemadhi, ish-bashkëshortja e ish-presidentit Ilir Meta dhe deputete e Kuvendit të Shqipërisë e ish-LSI-së, është marrë zyrtarisht e pandehur nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje dhe mosdeklarim pasurie” në lidhje me çështjet Cez-Dia dhe lobimin e ish-LSI në SHBA me burime të paqarta.
Tashmë ajo dhe bashkëshorti i saj do të duhet të përballen në gjyq me dy akuzat e rënda penale, të cilat, secila parashikon dënime afatgjata me burgim, në rast se Kryemadhi rezulton fajtore në fund të procesit.
Gjatë gjithë periudhës që ajo është përballur me këto akuza dhe aludime, që nga faturat tepër të kripura të trajtimeve të saj estetike jashtë vendit, deri te çështjet e mësiperme të lakuara, Monika është munduar të mbajë një qëndrim në dukje të shkujdesur dhe të fortë.
Shpeshherë ajo nuk ka ngurruar të boksojë apo të tregojë veten teksa stërvitej në palestër.
Në këtë pikë, duket se një përgatitje e mirë fizike do të jetë e domosdoshme për zonjën Kryemadhi, e cila rrezikon t’i bashkohet ish-bashkëshortit të saj në mjediset e burgut.