Autoritetet meksikane kanë zbuluar 17 trupa në një shtëpi të braktisur në qytetin Irapuato, në shtetin qendror të Guanajuato, i njohur si më i dhunshmi në Meksikë për nga numri i vrasjeve të regjistruara çdo vit.
Sipas njoftimit zyrtar nga zyra e prokurorit, trupat u gjetën gjatë një hetimi të vazhdueshëm kundër grupeve të krimit të organizuar që veprojnë në këtë zonë. Guanajuato, një shtet që prej vitesh përballet me dhunë ekstreme, ka regjistruar më shumë se 3,000 vrasje vetëm në vitin 2024.
Irapuato është një ndër qytetet më të prekura nga lufta mes karteleve të drogës dhe bandave kriminale, të cilat luftojnë për kontrollin e territorit dhe rrugëve të trafikut të lëndëve narkotike. Ende nuk është bërë e ditur identiteti i viktimave apo nëse trupat janë të lidhur me ndonjë grup të caktuar kriminal.