Rr*zikon d8nimin e madh! Ilir Meta shfryn në b8rg: Jam tr8dhtuar nga nje m8skara i imi, ja kush eshte ‘arm*ku brendshem’

Pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar publikisht duke falënderuar 8 mijë qytetarët që, sipas tij, “sfiduan trysninë dhe terrorin” për të votuar në mbështetje të tij.

Në një bisedë telefonike me gazetarët, Meta bëri një deklaratë të mbushur me akuza për tradhti brenda radhëve të vetë forcës politike që ai drejton.

Pa përmendur emra, Meta aludoi për një individ, të cilin e cilësoi si “maskara” dhe e akuzoi se ka dorëzuar te patronazhistët një listë me 12 mijë votues të mundshëm të Partisë së Lirisë. Sipas Metës, ky akt përfaqëson një tradhti të rëndë ndaj strukturave dhe aktivistëve që kishin përgatitur listën, ndërsa shtoi se motivi pas këtij veprimi ishte një ambicie personale për të zëvendësuar Tedi Blushin si Sekretar i Përgjithshëm i PL-së.

“Falenderoj 8 mijë heronjtë që votuan për Ilir Metën që u rrëmbye në mënyrë terroriste me firmën e Altin Dumanit. Falënderoj të gjithë ata shokë e miq që punuan dhe u tradhtuan nga një maskara, i cili me porosinë time është i shpallur non grata në Partinë e Lirisë.

Ai dorëzoi listën me 12 mijë emra që kishin bërë shokët, miqtë, dashamirësit e Ilir Metës, për të votuar për Ilir Metën, te patronazhistët. E bëri sepse priste që të bëhej sekretari i përgjithshëm i PL-së në vend të Tedi Blushit…,”- tha Meta.

Kjo deklaratë flet për një krizë besimi dhe përçarjeje të mundshme brenda Partisë së Lirisë, ku Meta nënkupton qartë se figura të rëndësishme në hierarki kanë vepruar kundër interesave të partisë./ Zoom.al