Rama nis “fshesën” në qeveri, si do të spastrohen nga partia emra “VIP”, kandidatët për deputetë që ngelën…

Rigels Seliman

Kryeministri Edi Rama ka lëshuar dje sinjalin më të qartë të një ndryshimi të madh në qeveri dhe një spastrim të thellë në krye të Partisë Socialiste. Në një mbledhje në Pallatin e Brigadave, me fituesit e 11 majit dhe kandidatët që mbetën jashtë Kuvendit, Rama ka folur për nevojën e “lëvizjeve të domosdoshme” në emër të mandatit të katërt. Mesazhi është i qartë, se, partia duhet pastruar nga lodhja, nga hijet dhe nga figurat që nuk e kapën dot trenin e fitores. Emra të njohur si Gjonaj, Kodheli, Majko e Gjylameti mbetën jashtë dhe pritet të sistemohen në poste të reja, por jo në Parlament. Rama theksoi se humbja nuk është fundi i karrierës, por një mundësi e re për ata që “e shohin politikën si shërbim, jo si karrige”. Ndërkohë, goditja më e madhe pritet të bjerë mbi kabinetin qeveritar, teksa disa ministra janë në prag “largimi të butë”, ndërsa të tjerë mund të zëvendësohen nga fytyra të reja. Por e gjithë kjo panoramë tregon se brenda PS po ndizet motori i një rilindjeje të re, ku luajaliteti ndaj Ramës dhe efikasiteti do të jenë kriteri i vetëm.

Rama sinjale për ndryshime nw qeveri dhe parti

Konkretisht kryesocialisti Edi Rama mblodhi ditën e djeshme, në Pallatin e Brigadave, ekipin e deputetëve fitues dhe kandidatëve të Partisë Socialiste të zgjedhjeve të 11 majit. Rama ka paralajmëruar lëvizje në udhëheqjen e Partisë Socialiste dhe në qeveri. “Kemi garantuar drejtësinë, forcuar sigurinë, rritur reputacionin dhe kemi bërë histori me vendin tonë brenda kësaj dekade. Kemi mësuar se për t’i arritur këto suksese, duhet një punë e madhe me veten. Duhet ta nisim nga vetja për të ndarë mendjen si duhet mbi disa gjëra që duhen parë ndryshe, dhe duhet të bëjmë disa gjëra ndryshe. Duhet që të bëjmë disa lëvizje në udhëheqjen e partisë dhe në qeveri. Na duhet një mirëkuptim i plotë mes nesh dhe me familjen tonë europiane, sepse do ta përdorim fuqinë e mandatit të katërt”, deklaroi ai.

Kryesocialisti mesazh deputetëve që nuk i rikandidoi

Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka tentuar të ngushëllojë emrat që dolën humbës në listën e hapur të PS. Gjonaj, Kodheli, Majko, Qefalia, Gjylameti, e shumë figura të rëndësishme mbetën jashtë. Por Rama, në festën e PS sinjalizoi se ata do të marrin detyra të reja. “Dua tu them atyre që në shtator nuk do kthehen në Parlament që unë ua mirëkuptoj mërzinë për garën individuale. Nuk ka garë individuale që mund ta humbasësh pa u mërzitur, edhe kur luan me fëmijët me top ke një moment mërzie nëse kupton që ti nuk je më ai i pari dhe ata nuk janë më të vegjël dhe ti u munde. Por i siguroj se nëse do ta shohin humbjen e vendit të punës si një mundësi të re personale dhe profesionale në një tjetër vend pune po në shërbim të të njëjta qëllimeve të përbashkëta, si fitues të mandatit historik të 11 majit, jo vetëm do jenë të dobishëm, por do ta pasurojnë karrierën e tyre politike dhe profesionale dhe nëse do të duan të rikthehen në Kuvend të mund të garojnë përsëri në të ardhmen”, u shpreh ai.

Rama fitore si ajo e 11 majit është një barrë e stërmadhe

Nga na tjetër për kryeministrin Edi Rama një fitore e thellë si ajo e 11 majit me plot 83 mandate është një barrë e stërmadhe. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se me këtë mandat, 4 vitet që vijnë kthehen në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian. “Ti lemë në llucën ku llokoçiten prej 12 vitesh dhe ku do vazhdojnë të llokoçiten ku do përfundojnë poshtë e më poshtë. S’duhet të humbasim kohë e energji me ta, vese përballjes brenda jetës se mureve parlamentare se aty s’kemi ca bëjmë. Me mandatin e parë populli na dha privilegjin për një rrugë të re shtetbërje demokratike, por mbi të gjitha pavarësinë e drejtësisë, ne i hymë detit në këmbë dhe duke marrë edhe rrezikun e rënies së qeverisë së koalicionit mandatit të parë për shkak të kundërshtimeve të reformës në drejtësi.

Me mandatin e dytë populli na e dha provën e besimit të tij duke na dhënë mundësin e madhe të vazhdimit të qeverisjes por pa të tjerë në prehër. Fillimisht tërmeti dhe më pas pandemia  e bën mandatin e dytë një mandat ekzistencial. Beteja për tu ringritur dhe për të rezistuar pa u rrëzuar përsëri në kushte e nejç izolimi marramendës. Më fund Shqipëria doli më e fortë dhe unë besoj se ai mandat forcoi edhe karakterin tonë. Me mandatin e tretë na e dha provën e besimit të tij për ta ngjitur Shqipërinë edhe më lart jo vetëm në sytë tanë, por edhe të europës dhe botës. Hapem negociatat dhe e kthyem vendin nga një vrimë e zezë në një destinacion europian. Mbledhja e Komunitetit Politik ishte si një vulë mbi certifikatën e rilindjes së Shqipërisë. Por mandati i katërt që sapo kemi marrë është një histori më vete. Mandati i katërt duhet të marrë me barrën e stërmadhe të një përgjigje historike që populli shqiptar e hodhi mbi supet tona me peshën e jashtëzakonshme të plotë 83 mandateve. Janë 83 gurë në kurriz.

Dy ditë pas 11 majit, erdhi një gazetar i huaj tek selia e PS dhe po më shikonte si me çudi nuk dukesh tha i lumtur sikur ke fituar. Shyqyr i thash që ma the se më lehtësove se po të dukesha i lumtur akoma sot që ndeshja ka mbaruar, sido kisha kuptuar nga ajo që ka ndodhur dhe domethënia  e një mandati të katërt me një mbështetje kaq masive. Ky nuk është nja mandat i radhës, është një mandat që vjen nga shumë larg dhe patëm fatin të ndodhemi në kohën dhe vendin e duhur dhe kemi privilegjin të na jepet mundësia të çojmë në vend, duke i kthyer 4 vitet që vijnë në provën më të madhe të karakterit dhe atdhedashurisë për ta ngjitur Shqipërinë 2030 në majën ku qëndron shtëpia e Bashkimit Europian”, nënvizoi dje Rama.