Ne nje artikull te shkruar sot ne media per mungesat ne festen e organizuar nga Partia Socialiste per fitoren e 11 majit, u vu re nje detaj qe smund te kalohej lehte, behet fjale per Termet Pecin, te cilit pak dite para zgjedhjeve u perhap nje informacion nga burime te ndryshme qe ishte kapur mat me nje punonjese te Bashkise Kelcyre ne Uren e Leklit.
Por tashme qe ai u shpall deputet, kjo histori do shuhet, aq me teper ne reagimin e femres se perfolur Elda e cila mohoi gjithcka, duke thene qe ishte thjesht nje rastesi pune.
Por ne mbremjen e organizuar nga PS, Termet Peci mungoi, nje mungese qe nuk mund te lihej pa u vene re. Tërmet Peçi nuk festoi me kolegët e majtë dhe “Komandatin” zgjedhjen e tij si deputet. Ai iu përgjigj duke e justifikuar mungesen me arsye madhore për shkak të gjendjes shëndetësore të një të afërmi.
Evitimi i hatërmbetjeve ishte një prej mesazheve kryesore që Edi Rama kishte për ekipin socialist, sidomos ata që garuan por nuk arritën të fitonin një ulëse në Parlamentin e ardhshëm. Jo të gjithë e dëgjuan thirrjen e kryetarit, që e bëri të qartë se torta e pushtetit ka mundësi të ofrojë poste e rroga duke kënaqur të gjithë.
Mungesat ishin fare të pakta në organizimin e socialistëve te Pallati i Kongreseve, por kush shkëlqeu më shumë me mos-prezencën e tij ishte Pandeli Majko, i cili nuk arriti të triumfonte në zgjedhjet e 11 majit. Pak javë para zgjedhjeve, kryetari i partisë e zhvendosi Majkon nga Kukësi si drejtues politik ku mandatin do ta kishte pasur të sigurt, për ta kaluar në zonën e Kavajës si një kandidat i thjeshtë, territor elektoral të cilin socialistët e humbën në raport me PD.
A2 CNN u interesua për t’i marrë një reagim deputetit socialist mbi arsyet e mungesës së tij në festën e PS, por Pandeli Majko nuk kishte asnjë përgjigje, duke vijuar të ndjekë strategjinë e heshtjes, ndonëse zgjedhjet e fundit i treguan se nuk rezulton me bereqet politik.
Në takim nuk ishte as ministri Arbjan Mazniku, i cili mungesën e kishte të arsyetuar për shkak të një udhëtimi jashtë vendit.
Edhe Gjirokastra nuk ishte e plotë në pjesëmarrje, pasi ish-kryebashkiaku, Tërmet Peçi nuk festoi me kolegët e majtë dhe “Komandatin” zgjedhjen e tij si deputet. Ai iu përgjigj duke e justifikuar mungesen me arsye madhore për shkak të gjendjes shëndetësore të një të afërmi.
Mimi Kodheli është një tjetër emër i njohur i socialistëve që nuk ishte e pranishme për të dëgjuar mesazhet e kryetarit. Shkak nuk duket të jetë mandati që nuk arriti të fitonte, pasi ish-ministrja e Mbrojtjes ndodhej jashtë vendit duke marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s./A2CNN/