Edhe gruaja e deputetit…! SPAK bën kërdinë, 15 persona përfundojnë në b*rg, 21 me masa të lehta sigurie (EMRAT)

SPAK ka goditur një grup të strukturuar kriminal në fushën e krimeve doganore me vlerë dhjetra milionë euro dëm për vendin tonë dhe vendet e BE-së. Të përfshirë janë zyrtarë doganorë, biznesmenë dhe shtetas të huaj. Newsbomb.al ka siguruar edhe emrat e personave që janë të përfshirë në këtë grup. Për 15 persona është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg” ndërsa masat e tjera janë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Gjithçka lidhet me një skemë të madhe kontrabande cigaresh. Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.

Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore.

Ndër personat e përfshirë është dhe Matilda Duzha, për të cilën është lëshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje’’. Matilda Duzha e cila është zyrtare dogane në detyrë në një pikë kufitare të rëndësishme në vend, rezulton se është bashkëshortja e Luan Duzha i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën logon e PS.

Më herët SPAK ka bërë kontroll në banesën e deputetit të PS, Luan Duzha, pasi dyshohet si person i përfshirë në krim elektoral gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Emrat e personave të përfshirë

Servet Dauti
Luan Qorolli
Nazmi Goçi
Gerti Ciu
Norion Spahia
Luis Mazreku
Durim Perja
Bordi Zotaj
Indrit Cenaj
Matilda Duzha
Andri Tola
Mentor Neli
Gentian Tabaku
Kreshnik Gumaj
Eldi Hoxha
Mile Bijeliç
Emin Shabani
Ilber Kolleshi
Ylber Karanxha
Blendi Resuli
Idlir Cukaj
Lida Matoshi
Alisa Sinani
Ylli Sinani
Vladimir Goxhi
Shpëtim Logka
Rezart Doci
Altevin Norja
Lorenc Çela
Zeljko Stafjer
Matilda Duzja
Gëzim Stërkshi
Juli Zogu
Florian Arapi.

Ditën e sotme SPAK ka zhvilluar një operacion për krimet në dogana dhe në tatime ku ka lëshuar 36 masa sigurie, ku për disa prej tyre janë ekzekutuar masa.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë lëshuar gjithsej 36 masa sigurie, përfshirë 15 masa “arrest me burg”, 20 masa “detyrim paraqitje” dhe 1 masë “arrest në shtëpi”.

Po ditën e sotme janë ekzekutuar disa masa arresti për këtë grup të strukturuar kriminal në fushën e krimeve doganore, me vlera dhjetra miliona euro dëm për Shqipërinë dhe vende të BE-së.

Të arrestua janë biznesmenë, doganierë ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetas të huaj.

Ndër personat e përfshirë është dhe Matilda Duzha, për të cilën është lëshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje’’.

Matilda Duzha e cila është zyrtare dogane në detyrë në një pikë kufitare të rëndësishme në vend, rezulton se është bashkëshortja e Luan Duzha i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën logon e PS.

Gruaja e deputetit të PS në Elbasan pjesë e grupit të

Luan Duzha

Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.

Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas ka shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore.