E FUNDIT/ Gruaja e deputetit të PS pjesë e grupit të kontr*bandës , g*ditet rende nga SPAK

Ditën e sotme SPAK ka zhvilluar një operacion për krimet në dogana dhe në tatime ku ka lëshuar 36 masa sigurie, ku për disa prej tyre janë ekzekutuar masa.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), janë lëshuar gjithsej 36 masa sigurie, përfshirë 15 masa “arrest me burg”, 20 masa “detyrim paraqitje” dhe 1 masë “arrest në shtëpi”.

Po ditën e sotme janë ekzekutuar disa masa arresti për këtë grup të strukturuar kriminal në fushën e krimeve doganore, me vlera dhjetra miliona euro dëm për Shqipërinë dhe vende të BE-së.

Të arrestua janë biznesmenë, doganierë ndërsa në kërkim janë shpallur edhe shtetas të huaj.

Ndër personat e përfshirë është dhe Matilda Duzha, për të cilën është lëshuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje’’.

Matilda Duzha e cila është zyrtare dogane në detyrë në një pikë kufitare të rëndësishme në vend, rezulton se është bashkëshortja e Luan Duzha i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Shqipërisë, nën logon e PS.

LAJMI I FUNDIT/ Gruaja e deputetit të PS në Elbasan pjesë e

Luan Duzha

Personat e dyshuar kanë vepruar në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal me qëllim kontrabandimin e cigareve të prodhuara brenda territorit të Shqipërisë për në vendet fqinje e më pas ato të BE-së.

Grupi i struktuar kriminal, në më shumë se 30 (tridhjetë) raste ka ndryshuar destinacionin dhe më pas ka shkarkuar ngarkesën e destinuar për firmën porositëse në territorin shqiptar, me qëllim kontrabandimin në vendet fqinje, pa paguar detyrimet doganore.