Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Ja cfarë thotë moderatorja

Moderatorja e njohur Kiara Tito, gjatë një interviste në ‘Top Albania Radio’, ka ndarë me publikun detaje nga jeta e saj personale dhe zhvillimet në karrierë.

Në lidhje me thashethemet për një shtatzëni të dytë, ajo ka sqaruar se ende nuk është koha, duke theksuar se do të presin derisa vajza e tyre, Luna, të rritet pak më shumë, shkruan “Kosovarja”.

“Ne kemi plane, por është ende herët, sepse kërkon shumë përkushtim,” u shpreh moderatorja.

Kiara dhe Luizi u takuan në ‘Big Brother VIP Albania’, ku edhe u martuan, dhe sot janë prindër të një vajze të quajtur, Luna Mari.