Kujdes nga rregullat e reja: Do të gjobiteni me 70 euro nëse bëni veprimin që bëjnë shqiptarët brenda avionit

Autoritetet turke kanë prezantuar një rregullore të re strikte që ndalon pasagjerët të ngrihen nga vendi i tyre përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion.

Shkelja e këtij rregulli do të ndëshkohet me gjobë prej 70 dollarësh.

Çfarë ndalon rregulli i ri?

Sipas Autoritetit Turk të Aviacionit Civil (CAA):

1. Pasagjerët duhet të qëndrojnë të ulur dhe me rripin e sigurimit të lidhur deri sa avioni të ndalojë plotësisht dhe shenja “lidh rripin e sigurimit” të fiket.

2. Zbritja nga avioni duhet të bëhet sipas thirrjes së rreshtave, jo me nxitim.

3. Çdo shkelje do të raportohet dhe ndëshkohet me gjobë në bazë të nenit 143 të Ligjit të Aviacionit Civil Turk nr. 2920.

Pse është vendosur ky rregull?

1. Për rritjen e sigurisë së pasagjerëve, pasi lëvizja e parakohshme brenda avionit shkakton rrëmujë, rrezik nga rënia e bagazheve ose shtyrje midis pasagjerëve.

2. Për të lehtësuar punën e ekuipazhit, i cili shpesh duhet të përsërisë udhëzimet që shpesh injorohen.

Turkish Airlines ka përditësuar njoftimin e uljes, duke paralajmëruar për penalitete të mundshme dhe duke theksuar se mosrespektimi i rregullave do të raportohen zyrtarisht.

Gjobat do të vendosen nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, nëpërmjet raportit të quajtur “Passenger Disturbance Report”.

Ende nuk është e qartë nëse linjat ajrore të tjera përveç Turkish Airlines do ta përfshijnë këtë paralajmërim në fluturimet drejt apo nga Turqia. Megjithatë, sinjali është i qartë: Mos u ngrini nga vendi pa u fikur sinjali – ndryshe do të paguani!