Dicka e madhe po ndodh / A do bëhet Meta i penduar për t’i shpëtuar 12 viteve b*rg dhe pse nuk e përmend më Dumanin?

Plani i Ilir Metës për të dalë nga burgu përmes zgjedhjeve të 11 majit, duke thirrur në ndihmë popullin e 2 marsit, dështoi. Pavarësisht ndihmës së aleatit të tij, Sali Berisha, Meta nuk mundi të siguronte mandatin e deputetit, me qëllim për të hyrë në një betejë me SPAK për të dalë nga burgu duke përdorur mandatin si ‘çelës’. Populli i 2 marsit nuk iu përgjigj. As dorëzimi i mandateve nga Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho nuk e ndihmonin dot Metën.

Ditën e djeshme erdhi lëvizja e radhës nga SPAK, duke marrë Metën të pandehur. Ndërkaq, fitorja e thellë e Edi Ramës në zgjedhjet e 11 majit pothuajse e ka shuar rrezikun ndaj SPAK nga fronti Meta-Berisha. Gjasat janë që SPAK dhe GJKKO të çojnë para proceset penale për Metën, Berishën dhe shokët e Edi Ramës.

Pavarësisht pretendimeve të tij për mungesë provash dhe proces farsë, Ilir Meta, nëse nuk do të kërkojë gjykim të shkurtuar, rrezikon deri në 12 vite burg. Ditën e djeshme, Meta deklaroi nga burgu se mezi priste përballjen me SPAK-un e Edi Ramës në gjyq, por në dosjen e SPAK-ut ka një sagë provash dhe faktesh për korrupsionin e tij dhe pastrimin e parave.

Duket se e vetmja rrugë që Ilir Meta të lërë shpejt qelinë është bashkëpunimi me drejtësinë dhe fitimi i statusit të të penduarit, gjithnjë nëse një kërkesë e tillë do të pranohej nga SPAK-u. Meta mund t’i shpëtojë më shumë se një dekade burg nëse bëhet i penduar i drejtësisë dhe rrëfen çdo aferë korruptive nga viti 2000 deri kur la Presidencën.

Nuk ka dyshim që episodet korruptive të Ilir Metës që ka faktuar SPAK janë vetëm maja e ajsbergut. Po a mund të kthehet Meta i penduar? Ajo që dihet është se Ilir Meta ka ndaluar sulmet ndaj kreut të SPAK-ut, Altin Dumani. Madje Meta nuk e përmend më Dumanin në asnjë deklaratë të tij kundër drejtësisë.