E fundit! Edi Rama nis ‘reformen’ pas 11 Majit! Shkarkohet njeriu i rendesishem

Me një vendim të Këshillit të Ministrave, Eol Çashku është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë. Vendimi është marrë me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ka hyrë në fuqi menjëherë, duke u publikuar në “Fletoren Zyrtare”.

Sipas aktit zyrtar, shkarkimi është bërë në mbështetje të Kushtetutës dhe ligjit “Për kinematografinë”, ndërsa dokumenti është firmosur nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

Për momentin, nuk është bërë e ditur se kush do ta pasojë në drejtimin e QKK-së.

VENDIM PËR SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË QENDRЁS KOMBЁTARE TЁ KINEMATOGRAFISЁ

Në mbështetje tё pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 7, të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996, “Për kinematografinë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Eol Çashku shkarkohet nga detyra e kryetarit të Qendrës Kombëtare tё Kinematografisë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU