Ja pse u largova nga Shqipëria” – Parashqevia tregon kushtin per tu kthyer ne Shqiperi, do vi kur

Një njeri mund të ikë nga Shqipëria, por vështirë që t’i nxjerrësh atdheun nga zemra. E këtë na e vërteton më së miri këngëtarja Parashqevi Simaku.

Ajo zhvilloi këtë të enjte një intervistë për emisionin “Opinion” ku rrëfeu për gazetarin dhe moderatorin Blendi Fevziu gjithçka që ka ndodhur me të gjithë këto vite.

Por tashmë lind një pyetje e rëndësishme: Kur do të vijë Parashqevi Simaku në Shqipëri? Përgjigjen e dha, siç u shpreh edhe gazetari Fevziu, si kavajse, qyteti ku ka lindur.

Blendi FevziuDo vish në Shqipëri?

Parashqevi Simaku: Kismet Zotit, ishalla!

Blendi Fevziu: Fiks si kavajse je përgjigjur.

Ishte dhjetor 2024, kur publiku shqiptar u trondit me mënyrën si Parashqevi Simaku “u rishfaq”. E pastrehë, që jetonte me ndihma vullnetare në rrugët e New York, ishte kjo gjendja e saj. Pavarësisht kësaj, e vetmja gjë që ajo nuk kishte humbur ishte mirësia në portret dhe buzëqeshja që e identifikon.

Pas disa peripecish, por edhe momenteve të shumëpritura për të, siç ishte takimi me djalin, ajo sot duket e qetë dhe në paqe me veten. Për emisionin “Opinion”, ajo u shpreh se gjithçka ndodhi me të, ishte zgjedhje e saj./tvklan.al

Këngëtarja legjendare Parashqevi Simaku, një nga zërat më të dashur të muzikës shqiptare, ka ndarë për herë të parë arsyet e largimit të saj nga Shqipëria, në një intervistë të ndjerë për emisionin “Opinion”.

Në rrëfimin e saj, ajo zbuloi se udhëtimi drejt Italisë dhe më pas në SHBA ishte i mbushur me emocione, sfida dhe vendime të vështira.

E prekur nga dëshira e nënës për të parë të vëllain në Itali, Simaku nisi rrugën e emigrimit me ndihmën e mikeshës së saj dhe një ambasadori italian, i cili e kishte ndjekur më parë në mbrëmjet festive që organizonte Partia.

“Po ti je Parashqevia, më tha! Mos ki merak,” kujton këngëtarja momentin kur ambasadori italian u tregua i gatshëm për ta ndihmuar.

Edhe pse e njohur në Shqipëri, ajo kujton se ishte shumë e varfër. Më tej, Simaku zbulon një detaj tronditës: ajo udhëtoi me një pasaportë të blerë kalabreze, me emrin Victoria Marini, falë një çifti shqiptarësh nga Dibra e Maqedonisë që jetonin në New York dhe donin të hapnin një vend muzikor në SHBA.

 “Unë flisja italisht, dukesha si italiane,” thotë ajl.

Më 9 mars 1992, Parashqevia mbërriti në New York dhe përjetoi një tronditje kulturore të thellë:

 “U shokova kur erdha. Gjëja e parë që thosha ishte: pse është qielli kaq i lartë? Në Shqipëri, retë i kemi si kapele.”

Por megjithë tronditjen fillestare, ajo gjeti dashuri dhe përkrahje nga komuniteti shqiptar në SHBA, të cilët e pritën me zemër të hapur.