Një ditë pasi ish-presidenti Ilir Metaj i drejtohej me një letër të gjatë ish-deputetes dhe ish-zv.minisrtres së Partisë Demokratike Grida Duma, lidhur me emisionin e saj në Top Channel, për të cilin Meta kishte patur shumë rezerva, Duma ka qenë sërish në qendër të vëmendjes sot, lidhur me një lajm, që ka të bëjë me partnerin e saj.
Në fakt, Ervin Saljani ka bërë një kërkesë zyrtare që të lirohet nga burgu.
Ish deputeti demokrat ka depozituar kërkesen për lirmin me kusht pasi ka ezauruar 2/3 e dënimit.
Prej muajit tetor të vitit të kaluar, Saljani mbahet i izoluar në burgun e Fierit.
Ish deputeti u shpall fajtor me vendim të formës së prere nga gjykata e Apelit për dosjën “Babale” duke e dënuar me 1 vit burg.
Salianji u dënua si organizator i një bisede të stisur dhe i një përgjimi të rremë, ku pretendohej se në të fliste vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Socialist Fatmir Xhafaj për çështje që lidheshin me trafikun e drogës.
Duke u kthyer çështjes së Metës, ky i fundit i ankohej Gridës që e kishte konsideruar Metën si e njëjta gjë me Monika Kryemadhin, ndërkohë që ai pretendonte se ata nuk janë të tillë, ndryshe nga sa janë Duma dhe Salianji.
“…e dashur Grida, 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐌𝐨𝐧𝐢𝐤𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐜̧𝐢𝐟𝐭, 𝐩𝐚𝐬𝐢 𝐣𝐞𝐦𝐢 𝐝𝐢𝐯𝐨𝐫𝐜𝐮𝐚𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐣𝐮𝐫𝐢𝐝𝐢𝐤𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐡𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐮𝐧𝐞̈ 𝐧𝐮𝐤 𝐤𝐚𝐦 𝐚𝐬𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐫𝐞𝐭𝐞𝐧𝐝𝐢𝐦 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞̈𝐬𝐨𝐫 𝐚𝐩𝐨 𝐩𝐚𝐬𝐮𝐫𝐨𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐬𝐚𝐣. Ndaj do të lutesha që përgjegjësitë të mos i trajtoni më çift, pasi ato janë individuale të secilit në raport me ligjin. 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐣𝐞𝐧𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐧𝐚𝐪𝐞̈𝐬𝐢 𝐩𝐞𝐫𝐯𝐞𝐫𝐬𝐞 𝐤𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫𝐝𝐨𝐫𝐭𝐞 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞̈𝐭 𝐤𝐮𝐧𝐝𝐞̈𝐫 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐚𝐫𝐞̈𝐯𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐞 𝐩𝐨𝐥𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞. “Rilindja” e kryeperversit është edhe më zi në këtë drejtim.” – shkruante Meta-Dumës