E fundit! Sek*estrohen 10 celularë në b*rgun e VIP-ave të Durrësit?! Cmenden ‘Kokat’, kush ua bëri të k*qen

Gjatë kontrolleve të kryera sot në ambientet e burgut të Durrësit, janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit.

Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të parandalimit dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

Sipas burimeve zyrtare, 2 prej aparateve janë gjetur brenda qelive, ndërsa 8 të tjerë janë kapur në ambientet e jashtme të burgut, në tentativë për t’u futur në regjimin e brendshëm të sigurisë.

Kujtojmë se në burgun famëkeq të Durrësit ndodhen të burgosur kriminelë të kalibrit të Ilir Beqës, Alqi Bllakos, Erion Veliajt dhe Jurgis Çyrbja.

Gjithashtu nga përgjimet e kryera nga SPAK në këtë burg, Erion Veliaj është zbuluiar teksa orientonte të vëllain për aksionin mediatik se si duhej trajtuar rasti i tij.

Me sekuestrimin e celularëve në fjalë, puna për kryebashkiakun e burgosur të Tiranës mund të bëhet më e vështirë.