Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka humbur një njeri të dashur të familjes. Ky lajm i trishtë u bë me dije nga vetë Dogjani, i cili në llogarinë e tij në “Facebook”, ka publikuar foton e djalit të dajës, të cilit thotë se e ka pasur si një vëlla.
“Ti ishe jo vetëm djali i dajës, por një vëlla i vërtetë – i dashur, i qetë, gjithmonë me zemër të bardhë dhe shpirt të pastër. Prania jote e ngrohtë dhe fjala jote e ëmbël do të më mungojnë pafund”, shkruan Dogjani krah fotos së kushëririt të ndjerë, Artanit, i cili humbi jetën në moshë të re.
Postimi i Dogjanit:
Lamtumirë, Artan…
Është e vështirë të gjej fjalë për të përshkruar dhimbjen që ndjej sot. Humbja jote, Artan, ka lënë një plagë të thellë në zemrën time dhe të familjes sonë. Ishte shumë herët, shumë padrejtësisht…
Ti ishe jo vetëm djali i dajës, por një vëlla i vërtetë – i dashur, i qetë, gjithmonë me zemër të bardhë dhe shpirt të pastër. Prania jote e ngrohtë dhe fjala jote e ëmbël do të më mungojnë pafund.
Qofsh i xhehnetit, Artan. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.
Ngushëllime familjes, të gjithë të afërmve dhe çdo njeriu që të njohu dhe të deshi.