84 vjeç, me shkop në dorë RESHAT ARBANA bën premtimin e madh per shqiptaret: Ja ku ta shohim

Fatmir Toçi, ish-deputet i Partisë Soialiste në dy legjislatura dhe autori i disa botimeve të ndryshme publicistike, ndanë disa momente nga shoqëria me artistin e madh, Nderin e Kombit Reshat Arbana. Me bashëkshorten dhe dy vajzat, Toçi thotë se kanë konsumuar një kafe në Tiranë me Arbanën.

“Me Irenën dhe Merin e Laertën, vajzat tona, në shoqërinë e njeriut që sfidon vitet me freskinë, gjallërinë dhe optimizmin që reflekton kujtuam me dhjetra veprimtari të përbashkëta ku fjala, interpretimet brilante dhe performanca e tij artistike kanë ngritur peshë zemrat e publikut, i cili e ka mirëpritur dhe adhuruar gjithmonë”, shkruan ai.

Fatmir Toçi tregon se i ka kërkuar Reshat Arbanës që këtë mesgushti të shkojë në fshatin Kuç të Vlorës për për të interpretuar në festën e fshatit vargjet e Çajupit për Labërinë, Zenel Gjolekën dhe Grykën e Kuçit.

Ish-deputeti thotë se artisti Nder i Kombit i ka premtuar se do të shkojë në fshatin kryeqendër të Labërisë.

“I kërkova dhe ma premtoi se do të vijë në Kuç këtë mesgushti për të interpretuar në festën e fshatit vargjet e Çajupit për Labërinë, Zenel Gjolekën dhe Grykën e Kuçit, si dikur i madhi Mirush Kabashi, me rastin e shpalljes “Nderi i Kombit” të kapedanit Zenel Gjoleka, interpretim i cili përloti dhe ngriti në këmbë me interpretimin e tij të vajgjeve të Çajupit mbi 600 pjesmarrësit në ceremoni, ku merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës Bamir Topi”, përmbyll ish-deputeti socialist.