E fundit! Falimenton Qendra e Madhe Tregtare! Miliona euro borxhe bankave dhe biznese ne Shqiperi

Një kompani e quajtur Orti me seli në Elbasan ka fundosur dhjetra kreditorë duke lënë të papaguara miliona euro borxhe. Pak ditë më parë, kompania është vënë në procedurë falimenti me vendim të Gjykatës së Elbasanit, një nismë kjo e kërkuar nga Raiffeisen Bank.

Raiffesen është edhe subjekti më i dëmtuar nga gropa që ka lënë pas ORTI. Sipas vendimit të gjykatës në vitin 2015, kompania nga Elbasani ka marrë 4 milionë euro kredi nga Banka Raiffesen duke mos i shlyer ato.

Ndërkohë në vendin e dytë, vijnë tatimet. Kompania ka aktualisht një borxh të papaguar prej 2.3 milionë eurosh ndaj administratës tatimore. Këto janë detyrime për tatim fitimin, tvsh-në, por dhe sigurimet e punëtorëve.

Në vendin e tretë është sërish një institucion publik. Bëhet fjalë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë. Sipas raportit të paraqitur nga administratori i falimentit, kompania ka 500 mijë euro fatura energjie të papaguar.

Vendimi i gjykatës zbulon se ORTI shpk ka ngulur në borxhe të paktën 40 biznese private, të cilët kanë qenë furnitorë apo nënkontraktor të kësaj kompanie. Lista e borxheve që kompania ka lënë pa paguar është e gjatë, ndërkohë që shuma urdhrat e pafundmë përmbarimorë kanë futur në përplasje kreditorët me njëri tjetrin për atë se kush do të rekuperojë i pari ndonjë pjesë të borxheve përmes ekzekutimit të aseteve që mund t’i kenë ngelur kompanisë.