Aktorja e njohur Elia Zaharia ka folur sot për divorcin e bujshëm me Princ Lekën. E ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, Elia zbuloi pak edhe nga jeta dhe karriera e sa gjatë kësaj periudhe.
Edhe pse nuk dha detaje, ajo e përshkruajti si një periudhë komplekse. Megjithatë, Elia ndihet me fat dhe falenderuese ndaj familjarëve të saj, siç ajo i quan “miqtë më të mirë”.
Ndërkohë, Zaharia theksoi se tashmë prioritet në jetën e saj është vetëm mirëqënia e vajzës së saj. Me deklaratat e saj, ajo la të kuptohet se tashmë çdo gjë ka kaluar dhe ka kaluar plotësisht periudhën e vështirë pas divorcit.
“Ka qenë një periudhë komplekse, por unë falenderoj Zotin çdo ditë për atë mbështetje që më ka dhënë familja ime, rrethi im.
Unë jam me shumë fat, sepse prindërit e mi, familja ime, nuk janë vetëm familja ime, por janë edhe miqtë e mi më të mirë, me të cilët unë mund të ndaj çdo gjë gjërat e mira, gjërat e gëzuara.
Them: O Zot, duhet që t’i falenderojmë dhe t’i duam prindërit për aq kohë sa janë.
Tashmë ajo që ka rëndësi dhe që për mua është prioritet, është mirëqenia e vajzës sime. Unë dua që ajo të ndjehet ngrohtë shpirtërisht dhe të marrë dashuri nga të dyja krahët. Për mua kjo është e vetmja gjë që vlen.”-tha Elia Zaharia.