Familjarët e publicistit Artan Lame, përmes rrjeteve sociale kanë shprehur falenderimet për ngushëllimet e shprehura ndaj tyre pas ndarjes nga jeta të historianit.
Familjarët e Artan Lames kanë publikuar edhe mesazhin e dërguar nga ish-Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.
Yuri Kim shprehet se Artan Lame ishte ai që ndihmoi më shumë se shumica e njerëzve në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë.
Familjarët e Artan Lames shprehen falenderues për secilin që ka ndarë dhimbjen e tyre dhe kanë vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij.
Reagimi i plotë
Faleminderit, nga zemra…
Në këto ditë dhimbjeje të thellë për familjen tonë, duam të shprehim mirënjohjen më të sinqertë për mijëra mesazhe, komente, telefonata e përqafime që kemi marrë nga njerëz të zakonshëm e të jashtëzakonshëm.
Ndër qindra figura publike që kanë ndarë fjalë të ndjera, duam të ndajmë me ju mesazhin e znj. Yuri Kim, ish-Ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri:
“My Dear, may I ask you to please give my condolences to the family of Artan Lame? As you might remember, I had the opportunity to meet him and ëork ëith him ëhile I ëas in Albania. He ëas such a very unique person: he ëas obsessed ëith communist-era artifacts and his workwëas in many ëays about resolving historical problems, but more than most people, he has helped build the future of Albania. May he rest in peace.”
Yuri Kim
“Mund të të kërkoj të lutem t’i përcjellësh ngushëllimet e mia familjes së Artan Lames? Siç mund ta kujtosh pata mundësinë ta takoja dhe të punoja me të gjatë kohës që isha në Shqipëri. Ishte një njeri vërtetë unik: i pasionuar pas arefakteve të periudhës komuniste dhe puna e tij lidhej në shumë mënyra me zgjidhje e problemeve historike por më shumë se shumica e njerëzve, ai ndihmoi në ndërtimin e së ardhmes së Shqipërisë. U prehtë në paqe.”-shprehet Yuri Kim.
Këto fjalë na prekin thellë. Sepse po, Tani ishte i tillë: e njihte të shkuarën me rrënjë, por e deshi të ardhmen me të gjithë shpirtin.
Faleminderit nga zemra për secilin prej jush që ka ndarë dhimbjen tonë dhe ka vënë një homazh shpirtëror mbi kujtimin e tij
Dashuria dhe respekti juaj e bëjnë këtë humbje më të lehtë për ta përballuar.
Me mirënjohje,
Familja Lame