Humbi zgjedhjet por jo pushtetin! Zbulohet marreveshja Rama-Berisha e qeverisjes qe zhgenjen shqiptaret

Nëse Edi Rama paralajmëroi publikisht të ‘pakënaqurit’ socialistë që të tërhiqeshin nga kërkesat e tyre për marrjen e pamjeve filmike, Sali Berisha zgjodhi t’i lërë të lirë, pra që ata të merrnin pamje filmike, por vetëm kaq. Askush prej atyre që ka pretendime dhe mund të kërkojë hapje kutish dhe rinumërime votash nuk do të mund të çojë përpara procesin, nëse nuk mbështetet nga partia, në rastin konkret PD-ja…

KAS vendosi dje të mos pranojë ankimimet e të paktën 4 kandidatëve demokratë që kërkuan rinumërimin e votave në Qarqet Tiranë dhe Durrës. Të paktën dy nga kandidatët, Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja, që kanë marrë një numër të konsiderueshëm votash preferenciale në qarqet ku kandiduan, mund të kenë një shans për të marrë mandat deputeti, nëse do të rinumërohen votat.

Si Alimehmeti që numëron mbi 18 mijë vota në Qarkun e Tiranës, ashtu edhe Kalaja që ka 7 mijë vota në Qarkun e Durrësit, kanë ngritur pretendime për parregullsi, të cilat nëse kanë ndodhur sikundër pretendohet, natyrisht që ngrenë hije dyshimi edhe mbi numëruesit dhe komisionerët që përfaqësojnë Partinë Demokratike. Kjo e fundit ka deklaruar se nuk njeh zgjedhjet e 11 majit që i konsideron një farsë dhe akuzon Kryeministrin Edi Rama për deformimin e rezultatit.

Dhe referuar qëndrimeve publike të PD-së, rinumërimi i votave mund t’i shërbejë kauzës së saj, pra të nxjerrë në publik atë se çfarë ka ndodhur me zgjedhjet, ka pasur ose jo deformime të votës, ose më saktë kujt prej kandidatëve i është vjedhur vota dhe kujt i është shtuar. E gjitha kjo i shërben transparencës së procesit, por duket se nuk i leverdis as Edi Ramës dhe as Sali Berishës.

Ky i fundit deklaroi publikisht se mbështet çdo kandidat që do të kërkonte rinumërimin. Dhe ndoshta kjo garanci ka bërë që disa kandidatë të besojnë se janë aq të ‘fortë’ sa do të hapin kutitë dhe të shikojnë se çfarë ka ndodhur me votat preferenciale. Në fakt, KAS me 4 anëtarët, dy nga PD dhe dy nga PS, vendosi që të përdorë precedentin e 4 viteve më parë, kur iu refuzua hapja e kutive dhe rinumërimi një prej kandidateve të asaj kohe.

Anëtarët e KAS ia hodhën topin partive, duke u shprehur se rinumërimi i votave është ekskluzivitet i tyre dhe jo i kandidatëve.

Nëse Edi Rama paralajmëroi publikisht të ‘pakënaqurit’ socialistë që të tërhiqeshin nga kërkesat e tyre për marrjen e pamjeve filmike, Sali Berisha zgjodhi t’i lërë të lirë, pra që ata të merrnin pamje filmike, por vetëm kaq. Askush prej atyre që ka pretendime dhe mund të kërkojë hapje kutish dhe rinumërime votash nuk do të mund të çojë përpara procesin, nëse nuk mbështetet nga partia, në rastin konkret PD-ja.

Në kushte të tilla dy janë mundësitë: ose Berisha po vepron si Rama, duke bllokuar rinumërimin pa i mbështetur shkresërisht në kërkesën drejtuar KAS-it, ose ka tradhëtuar ata që pranuan të garojnë në listën e hapur.

Si në rastin e parë, ashtu edhe në të dytin, duket se Berisha po i tregon të tijëve se pavarësisht votave preferenciale nuk kanë asnjë vlerë për të, pasi në fund të fundit, është partia që vendos. Ajo ka vulën, tagrin dhe mbi të gjitha ligjin zgjedhor e kanë miratuar në mënyrë të atillë, sa që kandidatët thjesht të kenë mundësi të njihen me atë se çfarë ka ndodhur në kuti, por jo të pretendojnë më shumë.

Nga videot e procesit të numërimit që janë tërhequr nga KQZ nga një prej kandidatëve janë evidentuar parregullsi, ku më së paku për çdo kuti votimi ka pasur deformime 2,3 ose 4 vota, që i janë hequr një kandidati dhe i janë shtuar një tjetri, janë konsideruar të pavlefshme, ose votat nuk janë pasqyruar në tabelat zyrtare të rezultatit.

Kjo është ajo që ka shtyrë një prej kandidatëve që të kërkojë rinumërim votash, por ashtu sikundër KAS vendosi, gjithçka është në dorën e partisë. Nuk dihet nëse PD e Berishës apo aleatë të saj, që nuk kanë ndonjë interes në këtë drejtim, t’i drejtohen me kërkesa KAS-it për rinumërime, në mbështetje të atyre që kanë pretendime.

Por përsa kohë Berisha ka zgjedhur të mos njohë rezultatin, duket se partia që drejton nuk do t’i hyjë lojës për të rinumëruar vota preferenciale, që maksimumi mund t’i shtojnë një deputet, siç është rasti i Tiranës, duke ia marrë partisë ‘Mundësia’, ose në rastin tjetër mund të ndryshojnë vetëm renditjen e kandidatëve që marrin mandatin. /Pamfleti/