Gazmendi ka ardhur në “Shihemi në Gjyq” për t’u përballur me hallën e bashkëshortes, Refien. Në të vërtetë ajo s’është halla, kanë një lidhje më të largët fisnore, por kështu e thërrasin. Refia ka ardhur nga Greqia ku punonte për të qëndruar disa ditë në shtëpinë e tij. Prej 4 muajsh, ajo nuk largohet nga kjo shtëpi dhe as pranon të dalë duke krijuar situata të vështira brenda familjes.
Refia tregoi në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan se para kësaj, jetën e kishte lidhur me vajzën e vogël, Rudinën, së cilës i kishte dërguar të gjitha paratë që fitonte. Një ditë, vajza largohet në Francë pa e lajmëruar derisa më vonë ia komunikon.
Në studio mundësohet një lidhje telefonike me Rudinën, e cila pranon se kështu ka ndodhur, por zbulon dramat familjare. Ajo thotë se është kërcënuar me jetë nga motra e madhe që jeton në Angli dhe nuk do të shohë më asnjërën prej tyre.
Rudina: Më filloi më bënte ca kërcënime, më bënte ca ofendime të rënda, madje edhe ime motër jashtë shtetit më ka kërcënuar me jetë, unë s’dua t’i shikojme sy të dyja. Më ka kërcënuar ime motër me jetë!
Eni Çobani: Me jetë? Kush ka qenë arsyeja?
Rudina: Arsyeja sepse… nuk e di çfarë ka thënë ajo…
Eni Çobani: Këto ka thënë, ja po t’i them. Pra të gjithë punën e zonjës Refie e keni marrë ju, e keni gëzuar ju dhe shumë mirë se jua ka dhënë me dëshirë, por qëllimi ka qenë i jetesës së bashku se nëna jote s’ka asgjë sot. Ku do të shkojë nëna jote sot?
Rudina: Nuk e di, të shkojë ku të dojë se me ato kërcënime që më kanë bërë mua ato, ajo ime motër ka thënë që do ta vrasim, do t’i nxjerrim sytë, më ka ofenduar çupën, m’i ka thënë fjalën e fundit çupës, kështu që unë s’dua t’i shikoj, mos të më marrin më në telefon. Unë s’dua ta shikoj as atë që keni aty, as tjetrën. Unë jam e kërcënuar me jetë nga të dyja!
Rudina pranon se e ka përfituar ajo ndihmën e nënës dhe shpreh mirënjohje, por është shumë e prekur nga biseda e tyre e fundit. Ajo thotë se nëna i ka bërë një akuzë shumë të rëndë që e ka lënduar, sepse i ka thënë që ka fjetur me kushëririn e saj. Refia thotë se ishte reagim inati pasi nuk është e vërtetë, por kjo ka ndikuar fort në lidhjen e tyre.
Rudina: Më ka ndihmuar, ia di për faleminderit por fjalët e fundit që më ka thënë ajo lloj femre, unë nuk e honeps dot më!
Eni Çobani: Kush është fjala e fundit që të ka thënë?
Rudina: Ti ke vajtur me djalin e tezes tënde! Shiko çfarë fjale!
Refie: Po, po, ia kam thënë Eni…
Eni Çobani: Por është shumë e rëndë kjo Refie! Jo, jo por ia ke thënë vajzës tënde tani! Me djalin e tezes, me djalin e motrës tënde!
Refie: E di çfarë më tha mua ajo? Mua më vjen turp që ë kam nënë ty moj, më tha mua! Po pse lekët e kësaj turpmadhes i hëngre ti, i thashë unë. Edhe ia thashë.
Eni Çobani: Po si ia the tani, është shumë e rëndë kjo që i ke thënë tani!
Refie: Po për mua s’ishte e rëndë?
Eni Çobani: Është e pavërtetë kjo fjalë?
Refie: E pavërtetë, ashtu më erdhi!/tvklan.al