“Na ka lënduar! Xheraldina Vula zbulon çfarë i ka bërë Sarës pas ndarjes nga Ledri

Ndarja e reperit Ledri Vula dhe partneres së tij, Sara Hoxha, vijon të jetë një nga temat më të përfolura në mediat rozë.

Së fundmi, në një intervistë për Klan Kosova, ka folur për herë të parë nëna e reperit, Xheraldina Vula, e cila tregoi me maturi dhe sinqeritet dhimbjen që ka ndjerë si nënë.

“Asnjë prind nuk gëzohet kur ndahet fëmija, ose një çift që ka qenë fantastik,” tha ajo, duke e përshkruar ndarjen si të papritur dhe të vështirë për ta përjetuar si familje. Ne jemi befasu dhe jemi ndje tepër, tepër keq. Por nuk është çifti i parë as i fundit, qejf nuk kemi pasë fare.”

Xheraldina tha se ndarja ishte e papritur për familjen, por theksoi se të rinjtë janë ata që marrin vendimet e tyre, dhe nuk është gjithmonë detyra e prindërve të ndërhyjnë. “Të rinjtë nuk na pyesin.”

Megjithatë, ajo theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk është prekur nga kjo ndarje dhe se e konsideron atë pjesë të familjes për shkak të vajzës.

“Unë me Sarën vazhdoj të kem kontakt sepse e kam vajzën. Ndarja e tyre është ndarja e tyre, nuk është ndarja jonë me vajzën dhe Sarën. Nuk kemi asnjë antagonizëm”, tha ajo.

Ajo shtoi se marrëdhëniet mes tyre janë të shëndetshme dhe të mbushura me respekt dhe mirëkuptim.

“Sara vjen e viziton gjyshen e Ledrit, e bjen çikën. Marrëdhëniet mes tyre janë tepër korrekte dhe miqësore, por gjëra të tilla ndodhin.”