Po bënte video mbi Adriatik, h*mb jetën me parashutë 19-vjeçarja, ja cfare i ndodhi ne ajer

Një ngjarje tragjike është regjistruar në brigjet e Budvas në Mal të Zi, ku një vajzë 19-vjeçare nga Serbia, Tihana Randonjić, humbi jetën gjatë një fluturimi me parashutë.

E reja nga Novi Sadi ndodhej me pushime dhe po merrte pjesë në një xhirim promovues për një agjenci turistike lokale kur ndodhi incidenti fatal. Sipas raportimeve, vajza është shkëputur nga parashuta dhe ka rënë nga një lartësi prej rreth 50 metrash, duke ndërruar jetë në vend.

Dëshmitarët në plazh kanë treguar se ajo shfaqi panik gjatë fluturimit dhe kërkonte ndihmë me thirrje si “Ulëmëni!” vetëm pak sekonda përpara se të binte. Mediat dyshojnë se vajza mund të ketë përjetuar një krizë paniku që mund ta ketë shtyrë të shkëpuste rripin e sigurisë.

Pamje nga videoja promovuese ku ajo shfaqej duke buzëqeshur mbi det janë tashmë pjesë e hetimeve, ndërsa policia lokale po punon për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.

Prindërit e saj kanë shpërndarë një mesazh të dhimbshëm lamtumire, duke e përshkruar Tihanën si një vajzë të guximshme që do të jetojë përherë në kujtimet e tyre.