E la shtatzënë dhe e nxorri nga loja? Nuk ua merr mendja cpo ndodh mes Limit dhe Albes

Çifti më i komentuar i sezonit të dytë të Ferma VIP, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, vazhdojnë të jenë në vëmendjen e publikut, edhe pse rrugëtimi i tyre në fermë ka përfunduar.

Spekulimet për një ndarje mes tyre janë shtuar në rrjetet sociale, por të hënën në mbrëmje, në një bisedë të drejtpërdrejtë gjatë emisionit, misteri u sqarua – të paktën për momentin.

Gjatë një batute me moderatoren Luana Vjollca, Alba u shpreh se e ndjek emisionin së bashku me Limin, duke nënkuptuar qartë se ata janë ende bashkë:

Luana: “Të ka lënë Limi kohë të shohësh fermën?”
Alba: “Nuk është se na ngelet dhe shumë kohë, por mundohemi.”
Luana: “Kjo do të thotë që ata janë ende bashkë.”
Alba: “Po, e ndjekim bashkë.”

Por ajo që ka ndezur më shumë komentet, është mënyra si Alba është larguar nga loja, në një moment ku shumë fansa vërejnë se ajo kishte ndryshime të dukshme fizike, duke spekuluar se mund të ishte… shtatzënë.

Zërat për një shtatzëni të mundshme dhe ndikimin e saj në eliminimin e saj nga formati, kanë mbushur rrjetin, por vetë çifti nuk ka dhënë ende një deklaratë të qartë për këtë.

Nëse e gjithë kjo është një dashuri që po forcohet jashtë fermës, apo një dramë e heshtur me prapaskena, mbetet për t’u parë. Por një gjë është e sigurt: Alba dhe Limi vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes, me ndjekësit që kërkojnë çdo të dhënë të re nga marrëdhënia e tyre.