Tr*gjike! Taksisti vr*t ish të fejuaren shtatzënë në sy të vajzës së saj të vogël

Një personazh televiziv është qëlluar për vdekje përpara vajzës së saj të vogël pas një sulmi të tmerrshëm në një rrugë të Rumanisë.

Teodora Marcu, 23-vjeçare, u qëllua katër herë ndërsa po ecte me vajzën e saj të vogël dhe kushërirën në periferi të Bukureshtit rreth orës 19:00 të së shtunës mbrëma, transmeton Klankosova.

E reja, e cila në atë kohë ishte 26-javëshe shtatzënë, u vra nga ish-partneri Robert Lupu.

Teodora Marcu was walking with her young child when she was shot dead

Taksisti 49-vjeçar, dyshohet se e kishte qëlluar me pistoletë Marcun përpara se të qëllonte veten me një pistoletë tjetër disa orë më vonë, thanë burimet gjyqësore për Libertatea.

Dëshmitarët thanë për mediat lokale se i dyshuari kishte ndjekur ish-partneren e tij, duke iu afruar me qetësi para se të nxirrte një armë dhe ta qëllonte nga një distancë e afërt.

Marcu u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën t’ia shpëtonin jetën.

23-vjeçarja u bë e famshme si një konkurrente në versionin rumun të “Love Island” të transmetuar në vitin 2022.

Ajo kishte folur për marrëdhëniet e saj të tensionuara me Lupun dhe mori një urdhër mbrojtjeje kundër tij në vitin 2021.