Xheneta zbulon v*ajtjet nga ish vjehrra turke: Ishte xheloze kur puthja burrin, donte qe ajo të

Xheneta Fetahu, ish- banorja e BBVK  dhe opinionistja e emisionit “E Diell” në Top Channel, ka treguar një histori personale, e cila ka ngjallur debat dhe emocione në studio.

Në rrëfimin e saj, Xheneta tregoi se ka qenë e fejuar për pesë vite dhe ka bashkëjetuar me ish-partnerin dhe familjen e tij. Pikërisht gjatë kësaj periudhe, kanë nisur edhe tensionet me nënën e partnerit.

“Vjehrra ime e kishte shumë të vështirë të pranonte që dashuria për një grua nuk e zëvendëson dashurinë për nënën. Ishte xheloze për gjënë më të vogël,” tha ajo.

Megjithatë, ajo tregoi se marrëdhënia me ish-vjehrrin ka qenë e shkëlqyer, të cilin e konsideron i njeri me vlera.

“Me të kam pasur gjithmonë një raport shumë të mirë. Edhe sot, nëse takohemi rastësisht, flasim dhe sillemi si njerëz që kanë respekt për njëri-tjetrin.”

Ajo zbuloi gjithashtu se familja e ish-partnerit ishte me origjinë turke, gjë që sipas saj solli disa paragjykime dhe vështirësi për mirëkuptimin mes tyre.