A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse hipim në avion gjithnjë nga ana e majtë e tij?

Shumë nuk e kanë vënë re ndoshta, por çdo herë që hipim ose zbresim nga një avion, e bëjmë nga ana e majtë.

Kjo nuk është rastësi, por një rregull që ka mbetur në fuqi për arsye praktike dhe historike.

Ky rregull vjen që nga koha artë e lindrimit me anije. Madje she shumë terma që përdoren në industrinë e aviacionit civil rrjedhin nga kjo kohë si matja e shpejtësisë me knots përshembull.

Dikur, pajisjet drejtuese të anijeve ishte vendosur në anën e djathtë, prandaj ankorimi bëhej gjithmonë në të majtë për të mos penguar lëvizjet e ekuipazhit.

Me kalimin e kohës, kur filloi udhëtimi me avionë, ky zakon u ruajt dhe u kthye në standard.

Kur pasagjerët hyjnë nga e majta, në anën tjetër, në të djathtë, punonjësit mund të ngarkojnë bagazhet, të furnizojnë avionin me karburant ose të sjellin ushqimet, pa i penguar pasagjerët që po hipin. Kjo i ndihmon kompanitë ajrore të mos humbasin kohë.

Edhe aeroportet janë ndërtuar duke pasur parasysh këtë mënyrë të hipjes.

Urat që lidhin terminalin me avionin janë gjithmonë në të majtë, që të mos pengohet fluksi i punës.

Pra, arsyeja pse gjithmonë hipim nga ana e majtë e avionit është shumë e thjeshtë: kështu është më praktike, më e sigurt dhe më e organizuar.

Dhe është një zakon që vjen nga shumë kohë më parë./skyweb.al