Një deputete në Zelandën e Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj gjatë seancës plenare në parlament.
Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa deklaroi nga foltorja e Kuvendit se fotografia nuk ishte reale, por ishte krijuar përmes inteligjencës artificiale dhe i mori më pak se pesë minuta për t’u prodhuar online.
“Ky është një imazh i zhveshur i imi, por nuk është i vërtetë,” tha ajo në fjalën e saj më 14 maj, duke paralajmëruar se këto teknologji mund të përdoren për të dëmtuar rëndë njerëzit, veçanërisht gratë në politikë dhe në jetën publike.
“Ndjeva sikur duhej bërë, duhej treguar sa e rëndësishme është kjo dhe sa e lehtë është për t’u bërë, dhe gjithashtu sa shumë mund të dukesh si vetja jote.”