‘Natën e mirë’, nëna ia bën ‘8 me 2’ Gjestit! Pasi u tha qe nuk i donte ‘gruan’ sot ben veprimin e papare (Video)

Pas një periudhe të ngarkuar me koncerte, Gjesti po kalon disa ditë pushimi në vendlindje, në fshatin Pavlan.

Ai është shfaqur në humor të mirë dhe në një video të publikuar, dëgjohet duke thënë: “A po don shihemi ma von’ në katun”. Ky varg është interpretuar nga ndjekësit si një ftesë për Eglin.

Megjithatë, një tjetër moment ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjete sociale.

Në video, Gjesti i drejtohet nënës së tij për të pyetur çfarë ushqimi ka, por asnjë nga opsionet që ajo i ofron – përfshirë suxhukun dhe specat – nuk i pëlqen. Kur ai nuk pranoi asnjë prej tyre, nëna e tij, zonja Sebahate, u përgjigj shkurt: “Natën e mirë”.

Ky moment është bërë viral, duke rikthyer në vëmendje një nga shprehjet më të njohura të këngëtarit gjatë pjesëmarrjes së tij në Big Brother VIP.