Laert Vasili zbulon a kreu marr*dhenie ne Big Brother! Ja sa ‘v*ajta’ qe te fus salcicen te hotdogu

Aktori Laert Vasili ka vijuar të jetë mjaft aktiv në media pas përfundimit të eksperiencës së tij në edicionin e fundit të “Big Brother VIP Albania”.

Së fundmi, ai ishte i ftuar në podkastin “Andale”, ku u përball me disa prej pyetjeve më të drejtpërdrejta që ka marrë ndonjëherë në intervistë.

Pasi dha përgjigje të bujshme për disa prej ish-banorëve, një moment tjetër i intervistës tërhoqi vëmendjen e publikut: kur u pyet nëse periudha e qëndrimit në “Big Brother” ishte më e gjata që kishte kaluar ndonjëherë pa kryer marrëdhënie seksuale.

Laerti nuk ngurroi të përgjigjej:

Po,” tha ai. “Është periudha më e gjatë pa marrëdhënie. 120 ditë pa e futur salçiçen te hotdog-u.”
I pyetur se si është ndjerë nga kjo përmbajtje, ai u shpreh me humor: “I ngarkuar.”

Deklaratat e tij kanë ngjallur reagime të shumta në rrjet, ku ndjekësit ndahen mes atyre që e vlerësojnë sinqeritetin e tij dhe atyre që e konsiderojnë përgjigjen provokuese.