I tr*nditur thellë pas divorcit me gruan, ky është gardisti që vr*u veten sot në mëngjes! La pas një fëmijë të mitur

Një ngjarje tragjike u regjistrua në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte, ku 47-vjeçari Gentian Lelçaj u gjet i vdekur brenda automjetit të parkuar në garazhin e banesës së tij.

Sipas policisë, Lelçaj, i cili rezulton të ketë qenë punonjësi  Gardës së Republikës, dyshohet se ka qëlluar veten për vdekje me armën e tij të shërbimit.

Shkak thuhet se është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 47-vjeçarit, e ardhur si pasojë e procesit të divorcit me bashkëshorten e tij.

Në gjendje të rënduar psikologjike pas divorcit me gruan, ky

Gentian Lelcaj

Ndërkohë, që hetimet janë duke vijuar, nëpër media po qarkullon dhe fotoja e Gentian Lelçaj i cili po ashtu mësohet se ka lënë pas një djalë të mitur.

“Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës”, njoftoi Policia më herët.