Po vjen java përv*luese, Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, ja cfare pritet te ndodhe

E hëna pritet të jetë një ditë përvëluese në të gjithë territorin e Shqipërisë, me mot të kthjellët dhe diell të fortë që do të dominojë pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të arrijnë deri në 36°C në disa prej qyteteve kryesore, ndërsa ndjesia e të nxehtit pritet të jetë edhe më e lartë, për shkak të lagështirës dhe rrezeve intensive të diellit.

Në qytete si Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri dhe Gjirokastra, termometri do të shënojë deri në 34–36°C, ndërsa zonat malore si Kukësi dhe Korça do të përjetojnë temperatura disi më të ulëta, me maksimumet që pritet të luhaten mes 30 dhe 32°C.

Qytetarëve u rekomandohet të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve të mesditës dhe të kujdesen për hidratimin, pasi kushtet klimatike do të jenë sfiduese, veçanërisht për grupmoshat më të ndjeshme.

Tabela vijon si mëposhtë:

Në Tiranë: mot shumë i nxehtë me diell të fortë. Temperatura maksimale: 36°C Temperatura minimale: 20°C

Në Shkodër: diell dhe temperatura të larta. Temperatura maksimale: 35°C Temperatura minimale: 19°C

Në Durrës: mot i kthjellët dhe i nxehtë. Temperatura maksimale: 34°C Temperatura minimale: 21°C

Në Fier: temperatura të larta dhe mot me diell. Temperatura maksimale: 36°C Temperatura minimale: 20°C

Në Gjirokastër: mot i kthjellët, shumë i nxehtë. Temperatura maksimale: 36°C Temperatura minimale: 19°C

Në Korçë: mot i kthjellët, më freskët. Temperatura maksimale: 31°C Temperatura minimale: 15°C

Në Kukës: mot me diell dhe temperatura të moderuara. Temperatura maksimale: 32°C Temperatura minimale: 17°C