E fundit! Pasi nxorren kengen, p*rplasen keq ne sh*rr Fifi dhe Egli, u ka dale nje problem i madh

Për gati dy muaj pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Egli Tako dhe Fifi u shfaqën të pandara, si në jetën private ashtu edhe në projekte artistike.

Lidhja e tyre e afërt u pasqyrua edhe në bashkëpunimin muzikor, përmes baladës së Eglit dhe projektit të përbashkët “Shuj shuj” dhe “Ku je nis”, që u prit mirë nga publiku.

Por, gjithçka duket se ka marrë fund papritur. Të dyja artistet kanë ndërprerë çdo komunikim dhe projekt i tyre i përbashkët është fshirë nga YouTube, duke lënë ndjekësit të habitur.

Burime për “Prive” raportojnë se arsyeja e përplasjes mes tyre lidhet me ndarjen e fitimeve nga kënga. Mësohet se Fifi kishte investuar personalisht në videoklip, çka ka sjellë mosmarrëveshje në raportin financiar mes palëve.

Asnjëra prej tyre nuk ka bërë ndonjë reagim publik për të sqaruar situatën, duke shtuar dyshimet se konflikti nuk është thjesht teknik, por ka karakter personal dhe financiar.

Për shumë ndjekës, raporti i tyre nuk është dukur organik që në fillim, dhe zhvillimet e fundit i kanë forcuar këto perceptime. Ende mbetet për t’u parë nëse Egli dhe Fifi do të thyejnë heshtjen dhe do të sqarojnë publikisht çfarë ndodhi realisht mes tyre.

Related Posts