Edi Rama sja ka më nevojën? Tom Doshi merr g*ditjen e fortë nga policia pas zgjedhjeve

Pikat e bastit CR7 ka kohë që përfliten se vazhdojnë të ushtrojnë veprimtari të paligjshme në Tiranë, në fushën e basteve dhe të lojrave të fatit.

Por arto u toleruan për një kohë të gjastë nga policia, e cila bënte një sy qorr.

Pikat CR7 dhe ato “333”, mendohet se kanë qenë nën tutelën e Tom Doshit dhe të Ndriçim Babasit.

Doshi është aleati kryesor i Edi Ramës në Parlament, ku PSD e tij do të ketë 3 depuetëtë në legjislaturën e ardhshme.

Pas zgjedhjeve duket se Ramas ka dhënë “ok” që kjo veprimtari e errët të goditet.

Policia ka bërë më dije se ka zbuluar sot një lokal në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ku luheshin lojëra fati me makineta dhe me celularë.

Janë arrestuar administratori i lokalit dhe 2 klientë, si dhe janë sekuestruar 5 makineta, 4 celularë dhe 50 000 lekë.

“Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek inteligjenca policore, me objektiv goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, Komisariati i Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, finalizoi operacionin “Rezultati”. Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit M. D., 21 vjeç, A. Z., 24 vjeç dhe Xh. Gj., 21 vjeç. Nga kontrollet në lokalin që administronte shtetasi M. D., u konstatua se ambienti ishte përshtatur me makineta dhe me celularë, që shërbenin për lojëra fati dhe për vënien e basteve sportive. Në lokal u kapën në flagrancë, duke luajtur, 2 të arrestuarit e tjerë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme” – njofton policia.