I nxehti afrikan “i vë fl*kën” Shqipërisë, meteorologia: Këto qytete do të “përv*lohen” nga temperaturat ek*treme

Meteorologia Lajda Porja thotë se tashmë jemi zyrtarisht në periudhën e verës, ku i nxehti afrikan ka “mbërthyer” vendin tonë që prej fillimit të qershorit që startoi me temperatura të larta.

Porja thekson se vera ka nisur me temperatura të larta, megjthëse priten që temperaturat të ulen disi në fillim të javës, madje mund të sjellin edhe rrebeshe shiu nga e marta dhe e mërkura.

Megjithatë, meteorologia thotë se në fundjavë do të ketë sërish rritje të vlerave ideale për plazh. Një fundjavë me diell dhe temperatura që arrijnë 35-36 gradë. Më tej ajo ka zbuluar edhe qytetet, ku temperaturat do të arrijnë vlerat më të larta në ditët në vijim.

“Vera ka startuar me temperatura mjaft të larta. Muaji qershor që në ditët e para ka nisur me temperatura mjaft të larta 38 gradë, kjo vlerë pritet të shënohet përgjithësisht në qarkun e Beratit, në zona të izoluara të Elbasanit dhe të Gjirokastrës. Moti pritet të jetë i kthjellët ndërsa në pjesën e dytë të ditës mund të ketë vranësira.

Nga dita e martë e kësaj jave ne presim që temperaturat të ulen gradualisht dhe ne presim një normalizim të tyre. Nesër do ketë një rënie të temperaturave ku maksimumi do të jetë 36 gradë, ndërsa në ditët e tjera deri në fundjavë, temperatura maksimale do jetë 35 gradë.

Moti do jetë i qëndrueshëm në pjesën më të madhe të vendit. E marta dhe e mërkura mund të sjellin rrebeshe të izoluara shiu në verilindje dhe juglindje, më së shumti në zonën e juglindjes, në zonat e Korçës. Fundjava do jetë sërish me diell, me temperatura 33-34 gradë celsius”, tha Porja.