Një deklaratë e bërë nga modelja dhe ish-banorja e Big Brother Kosova, Juliana Nura, ka shkaktuar debat të madh në rrjet.
Ajo pohoi publikisht se kishte siguruar një biletë për ndeshjen Shqipëri–Serbi përmes një telefonate me presidentin e FSHF-së, Armand Duka.
Deklarata e saj, e dhënë në një intervistë televizive në Kosovë, vinte në një kohë kur qindra tifozë të pasionuar, përfshirë Tifozat Kuq e Zi, mbetën jashtë stadiumit për shkak të “mungesës së biletave” dhe aplikimit përmes një sistemi shorti që u pretendua si i drejtë dhe transparent.
Por për të hedhur dritë mbi këtë çështje, portali Newsport.al kontaktoi drejtpërdrejt kreun e FSHF-së.
Armand Duka, në një reagim të prerë, mohoi çdo njohje me modelen në fjalë. “Nuk e njoh fare atë vajzën, as nuk kam komunikuar ndonjëherë me të. Prej një muaji jam i përqendruar vetëm te Kombëtarja, nuk kam pasur kohë as për të përdorur telefonin personal”, tha Duka.
Ai shtoi se shpërndarja e biletave ishte bërë përmes aplikimit dhe shortit, siç ishte njoftuar zyrtarisht.
Vendimi i FSHF-së për t’i shpërndarë biletat me shorte la jashtë stadiumit tifogrupin e zjarrtë “Tifozat Kuqezi” për ndeshjen Shqipëri-Serbi.
Por në shkallët e stadiumit kamera filmoi shumë vajza të showbizit shqiptar, si: Erjola Doçi, Rike Roçi, Luana e Marina Vjollca, Juliana (Xhuli) Nura, po ashtu edhe Ermal Mamaqi me Amin, Arbër Hajdari madje edhe prokurorët e SPAK-ut, etj.
Ish-banorja e “Big Brother Vip Kosova”, Juliana (Xhuli) Nura nuk nguroi që të jepte një përgjigje të sinqertë se biletën ia kishte dhënë Armando Duka pas një telefonate.
》Pyetje: Si e keni siguru biletën?
》Xhuli Nura: “Nuk e di a mundem me e thon publikisht, por Armando Dukës i bona një telefonatë i thash një biletë të lutem. Unë nuk e kam marrë me short, por kontaktet e mia që i kam në Shqipëri. Unë nuk jam nga ata që gënjejnë si disa, jo me online, jo me email. Është gjznaf që Plisat dhe Kuqezinjtë nuk kanë qenë aty“