Ilir Demalia m*hnitet nga Edi Rama: Në Shqipëri ska të varfër, ne në Amerike skemi buke te hajme, det*rohemi te…(Video)

Si ka mundësi që në mandatin e tij të katërt, Edi Rama dhe Partia Socialiste fitojnë më shumë mandate se në çdo zgjedhje të tjera, me 83 mandate? Domethënë, pas një partie që ka qenë në pushtet për 12 vite. Është legjitime të thuhet që kemi të bëjmë me një parti të konsumuar, një qeveri të konsumuar. Pushteti konsumon. Për më tepër ka pasur probleme me korrupsionin, me drejtësinë… Si ka mundësi që arrin të fitojë 83 mandate Partia Socialiste?

Pyetje shumë me vend. Dhe pyetje që duhet analizuar. Por nuk shoh që të analizohet kjo. Të gjithë analizojnë Berishën. Berisha është në hall. E nise me Sali Berishën dhe po e vazhdon me të. Po këtu duhet të ndalemi te PS. Po pra, partia në pushtet është e konsumuar. Por ajo ka bërë dy, tre hapa të rëndësishëm.

Cilët janë këta hapa? Marrëdhëniet me ndërkombëtarët. Edhe kjo e fundit, Këshilli i Europës tha që Shqipëria ka bërë një hap të madh. Po shihet procesi.

Pra, po më thua që shqiptarët kanë votuar sepse kjo parti ka ndërtuar një marrëdhënie të mirë me ndërkombëtarët?

Jo, jo. Marrëdhënia me ndërkombëtarët është një gjë. Pa dyshim vendi ka probleme, siç kanë të gjitha vendet. Por në Shqipëri unë nuk shoh varfëri ekstreme. Ka edhe të varfër, si kudo në botë. Por nuk është parajsë bota. Këta që mendojnë se bota është parajsë, e kanë gabim. Ka të varfër, ka shtresë të mesme, të ulët, të lartë, ka oligarki. Oligarki ka kudo, edhe në Perëndim.

Po të them sërish: nuk shoh që ka varfëri në masë. Po të kishte varfëri në masë, sheshi “Skënderbej” do të mbushej plot – pa thirrur fare Sali Berisha – nga Universiteti deri te bulevardi i ri. E di çfarë do të thotë varfëri në masë? Do të thotë të mos kesh bukë, të mos kesh ushqim bazë, të mos kesh asgjë.

Po pensionet?

Unë shoh pensione. Ndoshta ti sheh vetëm lagjet më të mira, por unë kam dalë jashtë Tiranës. Shoh në fshat. Kam parë shtëpi në veri, në jug, në fshatra, dhe nuk mund të dalësh në përfundimin që Shqipëria është në mjerim. Nuk ka luks, zonjë, por mos ngatërrojmë luksin me varfërinë ekstreme apo urinë.

Nuk ka uri në Shqipëri. Po ne kemi sjellë raste familjesh që në fshatra kanë probleme me bukën…

Po të flas për masë. Dëgjo çfarë po të them: po të shkosh në Boston, ku jetoj unë, çdo mëngjes i ke dhjetëra të pastrehë para kishës që presin për një pjatë supë. Janë në masë. Janë të paktën 500 vetë që i spastron çdo ditë policia. 500 vetë për Bostonin – një qytet me 700 mijë banorë, me gjithë rrethinat shkon në 1 milion. Pra, ka varfëri edhe në Amerikë. Dhe s’ka në Shqipëri? Jo që s’ka, por nuk është në masë.

Pra, njerëz të varfër ka kudo. Të marrim një shembull të thjeshtë: sa herë sheh njerëz të pastrehë në rrugët e Tiranës? Ka. Por a janë me qindra? Jo. Dhe shumë prej tyre janë raste abuzive, që dalin për të lypur. Ka dokumentarë për njerëz që lypin ditën e natën janë në disko. Ka mashtrues.

Problemi është që sigurisht jeta nuk është e lehtë në asnjë vend. Me të ardhurat që kanë njerëzit, sigurisht është e vështirë të përballohet jeta. Por kemi lekët e emigracionit, kemi lekët e trafiqeve, kemi lekët e korrupsionit. Të gjitha këto kanë krijuar një shtresë ekonomike të përzier. Kjo sjell pabarazi të madhe.

Lekët e korrupsionit? Pa dyshim që duhen ndëshkuar. Po ti je në një proces. Je duke ndërtuar shtet. A e dini çfarë ndodhi në 1997? Shteti ra në tokë, në zero. Pra, a do të ngremë institucione?

Mire. Kush do të ndajë nëse zgjedhjet janë të rregullta apo jo? Sali Berisha? Apo Jozefina Topalli? Apo Flamur Noka? A do t’ua lëmë atyre të vendosin? Jo. Ka arbitra – si në sport. Arbitri është Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është OSBE/ODIHR, është BE-ja, janë institucionet ndërkombëtare.

Po, zgjedhjet mund të kenë pasur probleme. Por jo probleme që e deformojnë rezultatin. Ka pasur parregullsi si kudo. Edhe në Itali ka probleme. Por procesi është njohur. Dhe për sa kohë është njohur nga institucionet legjitime, zgjedhjet janë të vlefshme.