Paraja i shk*tërroi të gjitha! Ja plani që thurri Gjesti për te prishur Fifin me Eglin

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë po qarkullojnë “thashetheme” se dy artistet janë “zënë” me njëra-tjetrën dhe shkak dyshohet të jenë bërë të ardhurat e projektit të tyre më të ri.

Sipas asaj që Prive ka raportuar këtë të diel, referuar burimeve të sigurta pranë dy vajzave, thuhet se ka qenë Fifi ajo e cila ka kërkuar një përqindje më të lartë të fitimeve duke qenë se me këngën e publikuar tre ditë më parë, ajo është marrë më së shumti.

Madje, madje, përveç këtyre zërave, kënga e tyre nuk ekziston fare në “Youtube”. Ato kanë vendosur që ta fshijnë, duke lënë kështu të zhgënjyer mijëra fansa të cilët e “e përqafuan” menjëherë këtë projekt të tyre të ri.

Ndërkohë, që nga po të njëjtat burime thuhet se Egli do të “shtrëngojë duart” me kompaninë e cila menaxhon dhe Gjestin. Pasi ajo nuk pranoi ofertën e këngëtarit më herët, flitet se pas këtij debati me Fifin, ish-banorja e Big Brother Vip të bëhet bashkë me Gjestin, te e njëjta kompani menaxheriale.

Tani, se sa të vërteta janë këto “thashetheme” nuk dimë t’iu themi, e deri në një reagim nga vetë vajzat nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim!

Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Egli Tako dhe Fifi ndërtuan një raport të afërt që u reflektua si në jetën private ashtu edhe në bashkëpunimet artistike.

Këngët “Shuj shuj” dhe “Ku je nis” u publikuan si pjesë e një projekti të përbashkët që mori vëmendje të madhe nga publiku.

Por miqësia e tyre duket se ka marrë fund. Fillimisht “Loki Magazine” vuri re se bashkëpunimet muzikore janë fshirë nga platforma YouTube pa asnjë shpjegim. Tani, situata ka marrë një tjetër kthesë.

Fifi ka fshirë të gjitha fotografitë me Eglin nga profili i saj në Instagram, përfshirë edhe ato nga prapaskenat dhe promovimet e projekteve muzikore të përbashkëta.

Po të njëjtin veprim ka bërë edhe Egli, duke larguar çdo gjurmë të bashkëpunimit dhe marrëdhënies me Fifin nga rrjetet sociale.

Ky hap vjen mes raportimeve se krisja mes dy artisteve lidhet me ndarjen e fitimeve nga kënga, ku mësohet se Fifi kishte investuar vetë në videoklipin muzikor, duke çuar në një përplasje financiare dhe prishje të marrëdhënies.

Pas përfundimit të bashkëpunimit me Fifin dhe tensioneve që u reflektuan në fshirjen e këngëve dhe fotove të përbashkëta, duket se Egli Tako mund të jetë duke shqyrtuar një hap të ri në karrierën muzikore.

Sipas burimeve të “Prive”, këngëtarja kishte marrë një ftesë zyrtare nga artisti dhe producenti Gjesti për t’u bërë pjesë e labelit të tij.

Kjo ftesë ishte bërë disa ditë më parë, por në atë kohë Egli thuhet se e kishte refuzuar, për shkak të angazhimeve dhe marrëdhënies profesionale me Fifin.

Por tani që raportet mes tyre janë ndërprerë dhe bashkëpunimi i tyre është zbehur plotësisht, shtrohet pyetja: A do ta rishikojë Egli vendimin dhe t’i bashkohet ekipit të Gjestit?

Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar nga asnjëra palë, por situata mbetet e hapur dhe çdo zhvillim i ri mund të sjellë një kapitull tjetër në rrugën artistike të Eglit.