Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin Ledri Vula.
Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë të panjohur për shoubizin shqiptar, por fotot e fundit në Instagram vërtetojnë të kundërtën!
Në të njëjtin vend, duke shijuar detin në këtë fundjavë, Sara Hoxha është parë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin. Ai ka publikuar një foto nga bregu i detit, ndërsa nga i njëjti vend ka publikuar edhe Sara.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se dyshja mund të jenë në një romancë me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet as mundësia që mund të kenë shkuar bashkë si pjesë e një grupi shoqëror.
Megjithatë ka raportime se dyshja janë parë bashkë prej muajsh dhe tashmë kanë nisur që të frekuentojnë hapur të njëjtat vend.