Pas deklaratave të forta të Anaid Kalotit, fitues i “Big Brother 6” dhe një nga përkrahësit më të mëdhenj të Gjestit gjatë qëndrimit të tij në “BBV Albania”, reagimi i këngëtarit nuk vonoi.
Në një video të postuar në Instagram, Gjesti shfaqet duke pirë duhan, ndërsa në sfond dëgjohet kënga e tij “Veshu Ndreq”.
Edhe pse nuk ka dhënë një koment, mënyra e zgjedhur për të reaguar shihet si një përgjigje indirekte ndaj deklaratave të Kalotit, i cili tha ndër të tjera se “Gjesti dikur hante duhan” para se ai ta ndihmonte të ngrihej në karrierë, ndërsa shtoi se i ka siguruar edhe rrobat e finales Gjestit dhe babat të tij.
Në postimin e mëparshëm, Anaidi shprehej se kishte kontribuar maksimalisht për fitoren e Gjestit, përfshirë angazhimin në rrjetet sociale, organizimin e mbështetjes publike dhe madje edhe akomodimin e menaxherit të këngëtarit në Tiranë. Ai shtonte se pas gjithë këtij angazhimi nuk kishte marrë as një falënderim.
Reagimi i Gjestit, edhe pse jo i drejtpërdrejtë, është parë nga ndjekësit si një përgjigje e ftohtë dhe ironike ndaj situatës.