i jep postin e madh vajzes se tij, do kete ne dore fatin e

Megi Fino është zgjedhur kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës. Me propozim të Kryetarit të Grupit të këshilltarëve socialistë, Eridian Salianji, Fino u propozua në krye të Këshillit Bashkiak, ndërsa Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit.

Megi Fino do të zëvendësojë në këtë detyrë Romina Kukon.

Vajza e deputetit të ndjerë socialist, Bashkim Fino, Megi Fino, aktualisht shërben si zëvendësministre në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme që nga qershori i vitit 2021.

Ndërsa Brahimllari, ish-nënkryetar i Partisë së Lirisë, kandidoi për Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, por pa arritur të sigurojë mjaftueshëm vota për t’u bërë deputet.

Emërimi i Finos, e bija e ish-kryeministrit socialist të ndjerë Bashkim Fino, konsiderohet si një zgjedhje me peshë simbolike dhe politike nga Partia Socialiste.

Në këtë mbledhje, Partia Demokratike nuk paraqiti asnjë kandidaturë, duke lënë kështu shumicën socialiste të vendosë pa garë për drejtimin e Këshillit. Në të njëjtën seancë u emërua edhe Endrit Braimllari në postin e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak. Braimllari, një ish-funksionar i Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, është tashmë pjesë e Partisë Socialiste, duke përforcuar sinjalet për afrimin e ish-kadrove të LSI-së në mazhorancë.

Zgjedhjet në drejtimin e Këshillit Bashkiak vijnë në një moment kur tensionet politike dhe përplasjet institucionale janë të pranishme, veçanërisht pas përjashtimit të Endri Shabanit nga mbledhja e fundit për arsye disiplinore, pas debateve të ashpra për çështjen e kryetarit të Bashkisë së Rrogozhinës, aktualisht në paraburgim për vepra penale.