Blogerja dhe influencuesja e njohur, Sara Hoxha, vijon të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pas ndarjes nga reperi Ledri Vula, me të cilin ka një vajzë, Poem Blu.
Ajo mbetet një nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale, dhe çdo postim i saj ngjall interes.
Prej disa javësh, ndjekësit dhe mediat kanë spekuluar për një ndërhyrje estetike që Sara mund të ketë kryer në gjoks.
Edhe pse ajo nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë, një foto e publikuar më herët nga vetë Sara, ku shfaqej me një pamje të re, u interpretua si konfirmim i ndryshimit.
Sot, ajo ka tërhequr sërish vëmendjen me një foto të publikuar në Instagram, ku shfaqet pa sutjena, duke vënë në dukje format e saj të reja.
Edhe pse postimi kishte për qëllim promovimin e një veshjeje, fokusi i shumicës së ndjekësve ka qenë pikërisht tek pamja fizike e Sarës pas ndërhyrjes.
Sara Hoxha duket se ka nisur një histori të re dashurie pas ndarjes me reperin Ledri Vula.
Fillimisht u raportua se ajo kishte nisur një lidhje me një djalë të panjohur për shoubizin shqiptar, por fotot e fundit në Instagram vërtetojnë të kundërtën!
Në të njëjtin vend, duke shijuar detin në këtë fundjavë, Sara Hoxha është parë me Erik Fullanin, djalin e ish-guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanin. Ai ka publikuar një foto nga bregu i detit, ndërsa nga i njëjti vend ka publikuar edhe Sara.
Kaq ka mjaftuar që në rrjet të nisin aludimet se dyshja mund të jenë në një romancë me njëri-tjetrin, por nuk përjashtohet as mundësia që mund të kenë shkuar bashkë si pjesë e një grupi shoqëror.
Megjithatë ka raportime se dyshja janë parë bashkë prej muajsh dhe tashmë kanë nisur që të frekuentojnë hapur të njëjtat vend.