Rikthimi i të besuarit të Yuri Kim, Gledis Nano, ka shkaktuar panik në qarqet politike dhe shtetërore të Shqipërisë…
Jemi në një periudhë ku vetëm surprizat rezervë sjellin pak dritë në errësirën e gjatë të “kasollës” së lashtë të Mbretit të Surrelit.
Prej dy vitesh Shqipëria është pa ambasador amerikan, dhe vetëm hija e ambasadores së fundit vazhdon të ngushtojë hapësirën e mafies, duke i dhënë pak oksigjen medias.
Gledis Nano, ish-drejtori i Policisë së Shtetit, i njohur si i preferuari i ambasadores Yuri Kim dhe i shkarkuar nga Edi Rama, është rikthyer si kandidat për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Megjithëse janë katër kandidatura, rikthimi i Nanos ka shkaktuar panik te Edi Rama. Matja e pasigurive dhe lëkundjeve nën këmbët e liderit me lavdi të së kaluarës nuk është e vështirë, pasi janë regjistruar me kujdes lëvizjet e mëparshme të këtij vullkani politik.
Gledis Nano, nga 6 tetori 2021 deri më 31 gusht 2022, gjatë drejtimit të Policisë së Shtetit, ishte i vetmi faktor që nuk u kontrollua nga Babloku.
Babloku, i fuqishëm në atë kohë, mbështetur nga ish-shefi i FBI-së Charles McGonigal, fondacioni Soros dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), arriti të rrëzojë edhe përpjekjet më të mëdha, duke thyer besimin me Shtetet e Bashkuara.
Shkarkimi i Gledis Nanos më 31 gusht 2022 shënon edhe takimin e fundit mes ambasadores Yuri Kim dhe Edi Ramës, megjithëse ambasadorja qëndroi në Shqipëri deri më 26 qershor 2023.
Që atëherë, koha ka vazhduar të përkeqësohet, ndërsa aktivitetet kriminale shtohen dhe fuqizohen.
Rikthimi i të besuarit të Yuri Kim, Gledis Nano, ka shkaktuar panik në qarqet politike dhe shtetërore të Shqipërisë. /Pamfleti