E quajti si tjerat ‘ku*vë’! GBani pendohet per reagimin ndaj Alketa Vejsiut, ja cfare e d*tyroi

Pas reagimit të bujshëm ndaj një shkrimi të publikuar

në profilin e podcast-it të Alketa Vejsiut në Instagram, reperi G-Bani nuk është vonuar shumë dhe ka vendosur të fshijë postimet e tij nga Instagrami.

Ky veprim është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë pendese ose reflektimi mbi tonin dhe përmbajtjen e reagimit të tij.

Reagimi i G-Banit erdhi pasi në llogarinë zyrtare të podcast-it të Alketa Vejsiut u publikua një analizë kritike ndaj një deklarate të tij për gratë dhe dashurinë.

Edhe pse shkrimi ishte ndarë nga vetë profili i Vejsiut, ai mbante në fund emrin e një vajze tjetër, ndoshta si autore apo bashkëpunëtore në përmbajtje.

Kjo ndoshta ka ndikuar në qëndrimin e reperit, i cili fillimisht kishte marrë një ton të ashpër në adresë të Vejsiut, por më pas ka preferuar ta tërheqë reagimin publik, duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të debatit.