Nuredin Dumani trdhton vëllain e tij per lluksin e brgut, cfare fshihet pas ekstrdimit nga Dubai

Policia bën me dije se pritet që ditën e sotme të ekstradohet nga Dubai, Dashnor Dumani, vëllai i të penduarit të drejtësisë,Nuredin Dumani. 

Dumani akuzohet për përfshirje në veprimtari kriminale të ndryshme dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.

Ndërsa thuhet se në një njoftim të dytë do të ketë më shumë detaje rreth esktradimit të tij në vendin tonë.

Kujtojmë se vëllai i tij, Nuredin Dumani, një prej të penduarve të drejtësisë, po bashkëpunon me insitucionet për zbardhjen e shumë ngjarjeve kriminale.

Jo rrallë herë ai ka përmendur dhe emrin e vëllait, Dashnorit, për përfshirje një ngjarje kriminale që kanë tronditur Shqipërinë, në mesin e tyre dhe “Masakra e Bradasheshit”.

Krah tij do të realizohet dhe ekstradimi i njërit prej më të kërkuarve të drejtësisë shqiptare, shtetasit Artemis Stafa.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale: -D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë; -A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan. Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.