Lajm i trishte! Ndahet nga jeta doktori Fatmir Prifti, gjithmone ne sherbim te shqiptareve, cfare ndodhi me te

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të mërkure, ku bluzat e bardha kanë humbur një koleg të rrallë, si Fatmir Prifti.

Lajmin e hidhur për humbjen e mjekut anestezist-reanimator e ka bërë me dije vetë ministrja e Shëndetësire, Albana Koçiu.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Koçiu i ka shprehur ngushëllime bashkëshortes së mjekut, Rubenës, familjarëve të tij, po ashtu dhe kolegëve dhe qytetarëve të cilët sot humbën një njeri e një profesionist si doktor Fatmiri, i cili nuk kurseu asnjëherë as kohën, as energjinë për të ndihmuar çdo pacient që i trokiti në derë.

“Me trishtim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta të Dr. Fatmir Priftit, mjek anestezist-reanimator në shërbimin onkologjik, me një kontribut të çmuar prej 37 vitesh në QSUT. Një profesionist i përkushtuar dhe i respektuar, që do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë për humanizmin dhe përkushtimin e tij.

Ngushëllime Rubenës, familjes, të afërmve dhe kolegëve”, shkruan Koçiu.

Për 37 vite doktor Fatmiri u shërbeu qytetarëve në ambientet Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza. Për të gjithë që  e njihnin ai ishte një njeri që jetoi për të ndihmuar të tjerët, i gatshëm në çdo orë të ditës dhe të natës për t’iu gjendur afër pacientëve të tij.

Stafi i redaksisë së Newsbomb.al bashkohet me dhimbjen e familjarëve duke i shprehur ngushëllimet e sinqerta.