Por, ndërsa ndjekësit përpiqen të zbulojnë identitetin e partnerit të saj të mundshëm, Sara i ka surprizuar të gjithë.
Ajo është parë duke shijuar pushimet së bashku me ish-partnerin e saj, Ledri Vula, dhe vajzën e tyre Poem Blu.
Kujtojmë se Sara Hoxha dhe Ledri Vula i dhanë fund lidhjes së tyre në mënyrë paqësore dhe larg skandaleve publike, duke ruajtur respektin për njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha për rolin e tyre si prindër.
Gjatë kësaj kohe, të dy janë fokusuar në projekte personale dhe janë treguar të rezervuar për jetën e tyre private.