Njoftimi i SPAK al*rmon Edi Ramen, arr*stimi i mikut te tij minister nuk tolerohet, l*fta me Altin Dumanin

Lajmi i “Pamfletit” lë pa gjumë ministrat e Edi Ramës…

Lajmi i “Pamfletit” një ditë më parë se një ministër është nën hetim ka shkaktuar tërmet në radhët e mazhorancës.

Teksa shumica menduan se me fitoren e 11 majit mazhoranca do të ishte e paprekshme, qendrimet e ditëve të fundit të kryeministrit tregojnë në fakt se telashet me drejtësinë do të vijojnë.

Pamfleti” siguroi një deklaratë të SPAK, ku konfirmohej se një ministër është nën hetim. Në bazë të ligjit për të drejtën e informimit, SPAK publikon në faqen zyrtare çdo muaj të gjitha pyetjet që i drejtohen institucionit, bashkë me përgjigjet. Një pyetje së fundmi ishte: “Sa ministra janë aktualisht nën hetim?” dhe përgjigjja e SPAK është: “Rezulton se nën hetim është 1 (një) ministër”.

Sipas burimeve, lajmi ka prishur rehatinë e shumë njerëzve në qeveri dhe pranë Edi Ramës, duke vënë në lëvizje persona për të mësuar më shumë detaje se për cilin ministër ka hapur hetime SPAK.

Për të kamufluar njoftimin e fortë të SPAK, në mediat pranë qeverisë nisi të qarkullojë teoria se nuk ka asnjë ministër nën hetim, por bëhet fjalë për Arben Ahmetajn.

Që në vitin 2022, Arben Ahmetaj nuk është më pjesë e qeverisë. Në korrik të vitit 2022, ai u largua nga posti i zv/kryeministrit dhe i ministrit të Rindërtimit. Ndërkohë që pyetja dhe përgjigjja e SPAK është shumë e qartë: bëhet fjalë për një ministër të qeverisë aktuale dhe dielli nuk mbulohet me shoshë. Ahmetaj është ish-ministër dhe SPAK nuk thotë “ish”, por “ministër”.

Njoftimi i SPAK alarmon mazhorancën, kush është ministri që

Dokumenti i SPAK

Pyetja që shtrohet është: Kush rrezikon prangat? Rama, kur bëri ndryshimet e fundit në qeveri, u kujdes të hiqte ministrat që i rrezikonte SPAK, si Frida Krifca, Olta Xhaçka, etj. Por duket se SPAK nuk i ndahet. Tek emrat aktualë ka disa që i ka paditur opozita, ndërsa mund të ketë edhe hetime të hapura kryesisht. Duhet të presim dhe të shohim nëse SPAK do të guxojë të godasë një ministër në detyrë, pasi deri më tani ka shkuar vetëm tek ish-ministrat. /Pamfleti