Një tragjedi e rëndë ka goditur Komunën e Deçanit, ku një nënë dhe djali i saj kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në një pishinë.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale. Ai shprehu dhimbjen e thellë për humbjen e Elzina Halit Ramosajt dhe të birit të saj, Elonit, duke theksuar se lagjja e tyre do të ndjejë mungesën e mirësisë dhe buzëqeshjes së tyre.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinë, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.
Derisa mediat kanë tentuar të marrin një prononcim zyrtar nga Policia e Kosovës për ngjarjen, deri në momentin e publikimit nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar.