Nëse ekziston një përkufizim i hijeshisë që sfidon kohën, atëherë motrat Gixhari e mishërojnë më së miri këtë ide.
Olta dhe Gerta, dy emra të njohur për publikun shqiptar, kanë bërë sërish bujë në rrjetet sociale me paraqitjen e tyre të fundit dhe interneti ka marrë “flakë”.
Me një elegancë të natyrshme dhe vetëbesim të admirueshëm, të dyja motrat kanë treguar se mosha nuk është asgjë tjetër veçse një numër.
Veshjet e përzgjedhura me stil dhe linjat trupore të tonifikuara, kanë tërhequr qindra komente pozitive nga ndjekësit e tyre besnikë.